Vlorë, kundër lidhjes se motrës
2 vëllezër vrasin 32-vjeçarin

Vlorë, kundër lidhjes se motrës<br />2 vëllezër vrasin 32-vjeçarin
VLORË- Tronditet sërish Vlora nga vrasjet. Sot tre shtetas janë zënë me njëri-tjetrin në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës, ku si pasojë njëri ka mbetur i vrarë me thikë në zemër. Konflikti ka ndodhur mes dy vëllezërve Klevis e Novruz Merkaj me 32-vjeçarin Armando Rrapaj. 

Motiv i sherrit është bërë dashuria e motrës se gjetur të vëllezërve me kushëririn e Rrapaj, që ndodhej në burg.

Policia arrestoi një prej vëllezërve, ndërsa hedh dyshime se vrasja ka të bëjë me probleme të brendshme të krushqisë mes viktimës dhe autorëve.

32-vjeçari Armando Rrapaj logo
(32-vjeçari Armando Rrapaj)

Ngjarja
Sot rreth orës 13:45 dy vëllezërit Nevruz dhe Klevis Merkaj janë grindur keq me 32- vjeçarin Armand Rrapaj në lagjen “Partizani” në Vlorë. Në konflikt e sipër, 32 vjeçari është goditur disa herë me thikë nga 2 vëllezërit Merkaj. 

Sherri ka ndodhur në një ngushticë në lagjen Partizani midis Klevis Merkaj 27 vjeç dhe Novruz Merkaj 20 vjeç me shtetasin Armando Rrapaj.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar fillimisht zënka dhe të shara dhe më pas kur janë afruar është gjetur Rrapaj në shesh pa ndjenja i mbuluar me gjak.

Kanë qenë vetë banorët të cilët kanë lajmëruar policinë e cila menjëherë ka mbërritur në vendngjarje. 

Nga goditjet, Armand Rrapaj ka marrë dëmtime edhe në zemër, të cilat kanë rezultuar fatale për të.

Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë ku më pas dhe ndërroi jetë.

Arrestimi
Kanë qenë vetë banorët të cilët kanë lajmëruar policinë e cila menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe brenda një koke të shkurtër kanë vënë në pranga 27-vjeçarin Klevis Merkaj, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Novruz Merkaj.Arratia e 20-vjeçarit zgjati vetëm pak orë, pasi edhe ai u vu në pranga nga efektivët blu. 

Motivi
Sipas burimeve nga policia e Vlorës motiv i sherrit është bërë dashuria e motrës se gjetur të vëllezërve me kushëririn e Rrapaj, që ndodhej në burg. Sipas po të njëjtave burime ky mendohet të jetë edhe zanafilla e konfliktit çka solli humbjen e një jete. Mësohet se një nga vëllezërit kundërshtonte raportin e dashurisë së vajzës së njerkut të tyre me kushëririn e viktimës, motren e gjetur. Nëna e dy vëllezërve rezulton e martuar me një person i cili ka një vajzë nga martesa e mëparshme. Viktima, Armando Rrapaj është kushëri i të dashurit të vajzës, ndërsa mësohet se ky i fundit ndodhet në burg.
Në ambientet e spitalit u vu re një prezencë e madhe e familjarëve të të dyja palëve qoftë viktimës edhe autorëve. 

Vrasja e dytë brenda dy ditësh
Kjo është vrasja e dytë që trondit Vlorën brenda dy ditësh. Mbrëmjen e  së dielës në një atentat u vra një shtetas 32-vjeçar nga persona ende të paidentifikuar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton