Lëvizja Socialiste për Integrim në kuadër të takimeve me strukturat e saj për zgjedhjet lokale të 21 qershorit është ndalur në qytetin e Vlorës. Luan Rama, Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në këtë qytet, nga ku i ka cilësuar zgjedhjet e 21 qershorit si një moment historik për të gjithë shqiptarët.
Rama është shprehur se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe Kryetar i Opozitës, Lulëzim Basha nga frika e humbjes e ka braktisur totalisht Tiranën.
Ai është shprehur gjithashtu se LSI dhe koalicioni qeverisës do të fitojë në zgjedhjet e 21 qershorit sepse shqipëtarët i besojnë asaj.
“Koalicioni qeverises do t'jua kthejë Tiranën dhe Vorën qytetarëve”, është shprehur Sekretari i përgjithshëm i LSI nga qyteti i Vlorës..
Ky takim i Luan Ramës në Vlorë me strukturat e LSI –së, vjen në një ditë kur po në këtë qytet, Partia Demokratike zhvilloi protestën e saj të rradhës, për largimin e Ilir Metës i cili është njëkohësisht dhe kryetar i LSI-së, nga post i Kryetarit të Kuvendit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com