Vlorë/ 'Land Rover-i' përfshihet nga flakët në lëvizje

Vlorë/ 'Land Rover-i' përfshihet nga flakët në lëvizje

Foto nga vendngjarja

VLORË- Një automjet i llojit "Land Rover" ka marrë flakë në lëvizje në rrugën "Transballkanike" pranë Paraburgimit të Vlorës. Mjeti ka qenë në ecje kur drejtuesi i saj ka parë flakët që vinin nga motori si rrjedhojë e nxehjes së tij.

Drejtuesi pas kësaj ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësen, e cila ka ndërhyrë në kohë duke eliminuar dëmet e mëdha materiale. Falë ndërhyrjes në kohë, mjeti është djegur në pjesën e përparme të tij, në pjesën e motorit, e cila është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia