Vlorë-Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake fillimisht zjarri ka rënë në makinën tip ‘Suzuki’ dhe më pas në flakë është përfshirë edhe një ‘Audi’ parkuar aty pranë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth.

“Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit K. B. Si pasojë, është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi, tip “Audi”. Punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, informoi sot policia.

Materialet i’u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.