Doli për të bërë pazarin, por makina i pret rrugën duke i marrë jetën. Aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën 'Dhimitër Konomi' në lagjen 10 korriku në afërsi të bypass-it të Vlorës.

Sipas burimeve për Report TV makina ka përplasur shtetasin Qemal Lamani, 75 vjeç, i cili qarkullonte me biçikletë. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve të marra.

Makinë tip BMW portobagazh, me targa AA 469 SV përplasi 75-vjeçarin, i cili kishte bërë pazarin në atë moment, pasi në rrugë janë shpërndarë domatet dhe maska që mbante vënë pak para aksidentit që i mori dhe jetën. 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Klaudjo Ibrahimin, 35 vjeç, ndërsa vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

1593583677_bmw.jpg

Vendi i ngjarjes ku u përplas kalimtari