Vlorë - 17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjymtyrë si pasojë e goditjes nga helikat e skafit. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët arritën t’i ndalonin hemorragjinë dhe ta stabilizonin për transport.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe plagëve të marra, 17-vjeçari është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Santiago Çerçizi ishte duke lundruar në Gadishullin e Karaburunit me një 32-vjeçar kur rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës pësoi edhe dëmtime në pjesën e këmbëve. 

Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 32-vjeçarin.

lajm ne perditesim...