Vlorë-Një 79 vjeçar është mbytur paraditen e sotme në fshati Tragjas, në grykëderdhjen e lumint Izvor. Burime nga policia thonë se trupi i pajetë i viktimës u konstatua nga banorët e zonës të cilët njoftuan uniformat blu.

Shtetsi me inicialet H.Xh, rreth 70 vjeç, banues në Orikum. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.