Me një pistoletë me krehër plot me fishekë në kroskotin e makinës Mariglen Hamzo është ndaluar teksa lëvizte i armatosur në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë.
Policia publikoi sot pamjet e arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për lëvizjen e 39 vjeçarit të armatosur dhe organizuan operacionin e koduar “Strike 13”
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak” informoi sot policia.
Në krehër ishin 15 fishekë.
ijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka rikujtuar se vijon me intensitet të lartë puna për të dënuar armëmbajtjen pa leje. Në një postim në rrjetet social ministri Balla thekson se kjo është një nga sfidat kryesore të Policisë së Shtetit, dhe po punohet çdo ditë për të goditur këtë fenomen.
“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shkelje e hapur e ligjit dhe burim kryesor i ngjarjeve të rënda kriminale të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri, çdo ditë”.
Në vijim ministri Balla përgëzon Pulicinë e Shtetit në Vlorë për rezultatet e arrira: “Përgëzime Policisë së Shtetit Vlorë, për rezultatet dhe goditjen sistematike të këtij fenomeni, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale”.