Vlorë-Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të së mërkurës në fshatin Skrofotinë e për pasojë një i moshuar është lënduar. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur por mësohet se 80-vjeçari ndodhej i vetëm në banesë kur është djegur në duar. Shkaku i zjarrit ka qenë shpërthimi i një bombole gazi, që shërbente për ngrohje.
80-vjeçari është dërguar drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.