Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian në Vlorë organizoi sesionin e informimit "Prezantimi i Këndit të BE-së për Mësuesit & eTwinning", me pjesëmarrjen e 50 mësuesve, përfaqësues nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, publike dhe jopublike të qytetit.
Aktiviteti synonte njohjen me Këndin e BE-së, ku ofrohet një gamë e gjerë materialesh mësimdhënieje dhe informuese rreth Bashkimit Evropian, si edhe transmetimin e njohurive të tyre rreth projekteve të binjakëzimit të BE-së, të disponueshme për nxënësit dhe mësuesit.
Gjatë aktivitetit u theksua se në website-i i BE-së për mësuesit, http://europa.eu/teachers-cornerofrohen materiale të ndryshme informuese si, broshura, libra, harta dhe postera, që të ndihmojnë në krijimin e një tabloje të qartë për Bashkimin Evropian dhe politikat e tij.
Ky , website është konceptuar në një format atraktiv dhe të përshtatshëm për të transmetuar informacionin në mënyrë sa më novative.
Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me websitin "eTwinning", www.etwinning.net dhe platformën e tij i përshtatshëm për stafin e shkollave(mësues, drejtorë, punonjës të bibliotekave, etj) të një prej vendeve evropiane.
Në të jepen metodat e komunikimit, bashkëpunimit, të hartimit dhe konceptimit të projekteve.
"Mësuesit, të cilët bëhen pjesë e kësaj platforme mund të zhvillojnë sensin e komunitetit; të nisin projekte bashkëpunuese; të kërkojnë mundësi zhvillimi profesionale dhe të marrin vlerësime për punën e tyre", u nënvizua në këtë trajnim. "eTëinning" është një projekt të cilin e ka miratuar Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në të cilin do të përfshihen të gjithë mësuesit dhe shkollat e vendit. /atsh/
/Shqiptarja.com