VLORË - Dhjetëra tregtarë të shumicës të fruta perimeve në Vlorë protestuan para bashkisë së këtij qyteti duke improvizuar një treg. Tregtarët parkuan kamionët e tyre dhe filluan të shesin produktet para bashkisë.
Tregtarët protestojnë për rrugën “Ibrahim Kushta” e cila ndodhet në pjesën perëndimorë të qytetit pranë tregut të fruta perimeve, është bërë e pakalueshme dhe prej 3 vjetësh nuk është bërë asnjë investim.
Tregtarët shprehen se ata janë taksapagues të rregullt dhe shteti duhet të bëjë diçka për të rregulluar rrugën. Sipas tyre dëmi ekonomik që u shkaktohet është i madh.
Tregtarët shprehen se protesta e tyre do të përshkallëzohet ne ditët në vijim deri në grevë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO