Vlorë, mungesa e plazhit publik
dhe çmimet largojnë pushuesit

Vlorë, mungesa e plazhit publik<br />dhe çmimet largojnë pushuesit
VLORË – 10-ditëshi i tretë i korrikut nuk është se po shënon ndonjë rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe turistëve të huaj, të cilët preferojnë plazhet që lagen nga deti Jon. Të dhënat nga porti dëshmojnë për një përgjysmin të turistëve vendas apo të huaj, nga viti i kaluar. Edhe pse ka pasur një strategji nga restorantet për të ulur çmimet, duket se situate paszgjedhore dhe tranzicioni janë ndikuesit kryesorë.
 
Përveç këtyre, njerezit ankohen se ndikojnë edhe çmimet e larta, si çmimi i karburantit për automjetin e tyre që duhet të shkojnë në plazh,  çmimi i çadrave dhe i shezlloneve, çmimi i parkimeve për automjetet, çmimet e asortimenteve  që nga uji i pijshëm, pijet freskusese dhe deri tek kafeja.
 
Gjithashtu njerëzit ankohen se gjithnjë dhe më tepër ka shtrenjtësi edhe në ato dyqane të cilat tregtojnë afër plazheve fruta dhe perime, që janë të papërballueshme për pushuesit.
 
Madje, njerëzit thonë se ka një ngushtim gjithnjë e më tepër të hapësirave publike për plazhet pa pagesë.
 
Vlora laget nga dy dete dhe si e tillë ka dy lloj plazhesh, një ranor dhe një shkëmbor. Në të dyja plazhet ka një uzurpim të privatëve duke  bërë që gjithnjë të paguash për shërbimin që do të marrësh për disa orë në diell dhe në det. Por, në Vlorë ka vetëm një plazh public; ai ndodhet tej ish-Akademisë së Marinës dhe në pjesën tjetër, pothuajse që nga Zverneci deri ne kufi me Sarandën, në plazhe duhet të paguash.
 
Ka edhe nga ata të huaj që thonë se në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, çmimet në Shqipëri janë më të reduktuara. Një shtetase italiane ardhur nga Roma tha se për jetesën në Shqipëri, çmimet janë paksa të shtrenjë  Ka siguri, shprehet ajo, për të kaluar pushimet në Shqipëri, por nuk ka pastërti.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!