Vlorë-Gjatë mesditës së djeshme është mbytur Armando Hallvaxhiu, ai punonte si operator në disa media qendore dhe lokale por si pasion kishte zhytjen dhe peshkimin. Gjatë ditës së djeshme Hallvaxhiu kishte marrë varkën se bashku me disa shokë të tij dhe kishin shkuar për të gjuajtur peshk, por pasoni i tij ka qënë fatal për 34 vjeçarin. Ai pas një zhytje nuk ka arritur të dalë më i gjallë,ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.
Video e mëposhtme ka qënë edhe postimi i fundit i zhytjes së tij, ku shohim dhe pasionin e tij të madh për peshkimin dhe zhytjet në ujrat detare. Për fat të keq zhytja e ditës së djeshme ka rezultuar fatale për të.
Në video mund të shohim emocionet dhe gëzimin që Armando ka për zhytjen e rradhës, dhe për përdorimin e pushkës së re për kapjen e peshqëve.