Një 23-vjeçar nga Vlora ka vjedhur ditën e djeshme një makinë “Volkswagen” në qytetin bregdetar.

Por ky veprim i Zenel Bajramit është pikasur nga Policia, e cila është vënë në ndjekje të tij.

Dy makina Policie kanë ndjekur për më shumë se 20 minuta Zenel Bajramin dhe e kanë arrestuar atë në rrugën pranë fshatit Cerkovinë.

I riu pasi është përpjekur të largohet më pas është arrestuar pasi makinat e Policisë i kanë bllokuar rrugën.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se ndjekja e makinës së vjedhur është bërë pasi patrullat kanë parë që rrugën “Rilindja” dera e makinës është hapur me forcë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com