Vlorë/ Në gjendje të dehur dhe pa patentë, dëmton sinjalistikën rrugore, arrestohet 39 vjeçari

Vlorë/ Në gjendje të dehur dhe pa patentë, dëmton sinjalistikën rrugore, arrestohet 39 vjeçari

Foto Ilustruese

VLORË- Arrestohet në flagrancë një person në fshatin Dukat. Policia e Vlorës bëri të mundur sot arrestimin e: Alfred Vangjeli, 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor pranë Qeparo-Fushë duke drejtuar automjetin tip "Opel" me targa AA 953 JE, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu sinjalistikën rrugore. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime te mëtejshme procedurale. 

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

Alfred Vangjeli, 39 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 30.08.2018, në aksin rrugor pranë Qeparo-Fushë, duke drejtuar automjetin tip "Opel" me targa AA 953 JE, nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi përkatës, ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu sinjalistikën rrugore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime

Java e fundit e Kuvendit, PS e opozita në limite për ndryshimet e Kodit Zgjedhor! Palët ende në diskutime