Teksa Lungomarja e Vlorës po zgjatet drejt Radhimës, tregu imobilar ndjek të njëjtin trend rritës. Apartamentet tashmë në zonën bregdetare përgjatë Lungomares kanë shkuar në 3500 euro metri katror. Një zonë tjetër që po merre vemendje për invesime është Akërnia, aty së shpejti hapet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës.

“Sidomos aeroporti i ka dhënë ‘boom’ zhvillimit ekonomik të zonës, tha agjenti imobiliar Renato Banushaj.  

Ai shprehet se ndryshe nga 2024, ccmimi tani janë stabël ndaj dhe interesi është rritur. Italianët dhe polakët zënë vendin e parë mes të huajve që shfaqin interes për të blerë prona në bregdet.

“Kërkojnë shumica apartamente dhe më pak njësi shërbimi. Kanina ka marrë hov por dhe Radhima”, thekson ai.

Për ata që planifikojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme në Vlorë, agjenti imobiliar shprehet se situata tregtare po evoluon me një kërkesë të lartë dhe oferta të kufizuara.

Çmimet aktuale të apartamenteve në Vlorë
1500-3500 euro metri/katror
2– Bulevardi Vlorë
800-1800 euro metri/katror
3- Jonufer-Radhimë
2500-3500 euro metri/katror
4- Transballkanike
1000-1500 euro metri/katror