Vlorë, nis prishja e ndërtimeve pa
leje në Llogara dhe pyllin e Sodës
Në Himarë dhe në Pyllin e Sodës nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Prishet dhe ndërtimi pa leje i ngritur gjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit, në vendin e njohur si "Ballkoni i Llogarasë". Gjika: Nuk do tolerojmë asnjë ndërtim pa leje.
VLORE- Ndërtimet pa leje në zonën e Llogarasë janë të parat në rrethin Vlorës që i janë nështruar aksionit të prishjes. Aksioni nisi mëngjesin e sotëm me prishjen e ndërtimit pa leje në Qafën e Llogarasë, një karabina e ngritur brenda pak ditësh gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit.
Aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje në Himarë por dhe në Pyllin e Sodës u kryesuan nga kryebashkiakët, Gjergji Goro dhe Shpëtim Gjika.
Aksioni fillimisht nisi në Himarë, dhe më pas vazhdoi me Pyllin e Sodës, zona që admistrohen nga bashkia e qytetit. Nuk ka pasur rezistencë ndërkohë që kryerbashkiaku Shpëtim Gjika i cili udhëhiqte aksionin për prishjen e këtyre ndërtimeve theksoi së nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa lejë në zonat me interes kombëtar.
“Po ndërhyjmë në këto godina për të dhënë një mesazh të qartë që kushdo do të guxojë të ndërtojë apo të rindërtojë ato ku ne kemi ndërhyrë nuk ka shans të vazhdojë e të ketë perspektivë zhvillimi. Të jap një mesazh të qartë dhe për ndërtimet e paligjshme që u prishën pardje tek rajoni 2. U them banorëve të mos kenë asnjë inisiativë për të ndërtuar sepse bashkia e Vlorës është mëse e vendosur për këtë aksion.”- tha kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika.
Lidhur me statusin e shfaqur ne rrjetin social në facebok të kreut Bashkisë se dy pallatet e Lulzim Bashës do jetë të parat që do i nënshtrohen procesit të shëmbjes,krybashkiaku Gjika ka theksuar së atë profil në facebook nuk e kontrollon vetë ai por persona të pautorizuar. “Unë jam institucion, kryetar i bashkisë së Vlorës, nuk kam përdorur facebook për punët e mia zyrtare, facebook e përdor vetëm për jetën private” - sqaroi Gjika.
(Foto: Shpetim Gjika, kryetari i bashkise duke folur per aksionin e ndertimeve pa leje)Vlora është qyteti i parë që iu përgjigj pozitivisht kërkesës së kryeministrit në ardhje, Edi Rama, për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare.
Ky aksion është në vazhdën e aksioneve që ka nisur që prej disa ditësh nga bashkia e qytetit bregdetar.Në takimin e zhvilluar dy ditë më parë, me kryesocialistin Edi Rama, kryebashkiaku Shpëtim Gjika deklaroi se ata kanë evidentuar 130 objekte pa leje, të cilat nuk do të tolerohen, por do të prishen.Ndërkohë që gazeta “Shqiptarja. com” ka sjellë pak ditë më parë dy raste flagrante të ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare. I pari ishte ndërtimi që po ngrihej në ballkonin e Llogarasë, një nga pikat turistike më të bukura në vend, i cili aktualisht po prishet, dhe tjetri ishte në të hyrë të Dhërmiut, njëri ndër plazhet më të frekuentuara në vendin tonë.Lajmi u perditesuaRedaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35