Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, kanë zhvilluar një aksion këtë të hënë për ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit ku policia ka pasur informacion për vendndodhjen e personave në kërkim.

Në pranga ka rënë 39 vjeçari Maringlen Hamzo të cilit i është gjetur armë pa leje në makinë.

Aksioni për vënien në pranga të personave me precedent kriminal po vijon.