Vlorë-Ka vijuar puna për kapjen dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave që kryejnë vepra penale. Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Shëtitësit”, janë arrestuar 3 shtetas Nustret Alizoti, 27 vjeç, Kristo (Rafael) Janko(Mano), 23 vjeç, dhe Klejvis Mana, 21 vjeç, të tre banues në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje në qytete të ndryshme.
Më datë 30.03.2018, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.Z. Më datë 12.03.2018, në fshatin Qarë të Fierit kanë vjedhur farmacinë e shtetasit N.P..
Vijon puna për zbardhjen e të tjera vjedhjeve të kryera prej tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa bizhuteri dhe një kompjuter Laptop.
Shtetasit u kanë kaluar Drejtorive të Policive Vendore Elbasan dhe Fier me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.