VLORË - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin Vlorës ka nisur punën në terren për ndërprerjen e energjisë për abonetët debitorë. Një aksion masiv i inspektorëve të OSHEE-së është përqëndruar në lagjen '1 Maji' të qytetit të Vlorës.

Aksioni është finaliziuar me ndërprejen e energjisë për 16 subjekte tregtare që rezultonin debitore në shumën prej 25 milionë lekësh të reja, si dhe arrestimin e një shtetasi.

Drejtori rajonal i OSHEE-së, Arjan Fasko, shprehet se aksionet do të vijojnë dhe se nuk do të ketë tolerime karshi debitorëve.

"Ky aksion është marrë i përbashkët me policinë e shtetit ku sot kanë qënë një listë me 16 abonentë privatë të cilët kanë pasur më parë një vlerë debie 25 milionë lekë të reja, për këta debitorë është bërë ndërprerja disa herë dhe janë gjetur me lidhje të paligjshme. Siç jeni në dijeni në Vlorë janë bërë tre ndalime në flagrancë për abonentë që kanë pasur lidhje të paligjshme dhe rilidhje të paligjshme." tha Fasko

Ndërkohë aksione të OSHEE-së ka patur edhe në disa qytete të vendit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apelon se në bashkëpunim me policinë do të bëhet arrestimi i kujtdo që rilidh energjinë elektrike pa shlyer më parë detyrimet apo gjobat e vendosura nga kompanie, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)