Vlorë/ Pak minuta reshje dhe disa prej rrugëve kryesore të qytetit pushtohen nga uji (VIDEO)

VLORË - Pak minuta reshje në Vlorë dhe disa prej rrugëve kryesore të qytetit pak nga pak po pushtohen nga uji.

Problematika deri më tani janë në rrugën Gjergj Araniti, rruga Kosova pranë universitetit të Vlorës si dhe zona pranë bibliotekës "Shefaqe Musarai".

Deri më tani zona e Albano dhe Rominës nuk ka shfaqur problematika. Intensiteti i reshjeve të shiut është në rënie por parashikohet që në orët në vijim të kemi të tjera reshje me intensitet të lartë.

Nga përmbytjet e 4 tetorit në Vlorë, u dëmtuan 352 banesa dhe 80 biznese, pronarët e të cilave ende nuk kanë marrë dëmshpërblim edhe pse janë kryer vlerësimet nga Bashkia e Vlorës.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryeministri: 15/11/2024 09:43

    Shijoni Vlorën dhe gjatë përmbytjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në 2024 në vend, inati politik e bëka njeriun të verbër

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në 2024 në vend, inati politik e bëka njeriun të verbër