IKMT dhe forca të shumta policore kanë rrethuar pallatin në zonën e "Tre racave", për të cilin edhe kryeministri Rama ka kërkuar që të shembet për shkak të vendndodhjes së tij në një zonë turistike duke e dëmtuar.
Punimet në këtë pallat janë ndërprerë pas një vendimi të Prokurorisë në vitin 2012, që e cilësonte të parregullt dhe të falsifikuar lejen e ndërtimit dhënë nga KRRT e Bashkisë Vlorë.
Por shembja e kësaj godine shihet si problematike edhe për ekspertët e IKMT-së, për shkak të ndërtimit të godinës, e cila në pjesën më të madhe është e derdhur në beton si dhe për shkak të vendndodhjes.
Sot, teksa forcat e policisë dhe IKMT nisën punën për hapjen e vendeve ku do të vendoset tritoli dhe bënë rrethimin e objektit, pronarët kanë kërkuar informacion për vendimin e marrë, por pas sqarimit nga drejtuesit e punimeve janë larguar.
Në ndihmë të IKMT për të realizuar me sukses shembjen me shpërthim të komanduar kanë mbërritur edhe mjetet e ushtrisë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)