Vlorë, Panairi i Punës/ Muzhaqi: Do ketë në çdo qark, synojmë fuqizimin, informimin dhe zhvillimin akademik e profesional të të rinjve

Vlorë, Panairi i Punës/ Muzhaqi: Do ketë në çdo qark, synojmë fuqizimin, informimin dhe zhvillimin akademik e profesional të të rinjve

Bora Muzhaqi

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në kuadër të nismës “Panair në çdo qark”, ka organizuar ditën e sotme Panairin për edukim, trajnim dhe punësim në qytetin e Vlorës, së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Ermal Dredha dhe me praninë e më shumë se 30 aktorëve që ofrojnë shërbime për të rinjtë.

Teksa pallati i sportit në Vlorë “Flamurtari”, u gjallërua nga zërat e të rinjve, që këtë herë ishin të pranishëm me qëllim të mësonin më shumë rreth mundësive për ta, Ministrja Muzhaqi vlerësoi pozitivisht angazhimin e të rinjve në mënyrë që secili prej tyre të merrte më të mirën për zhvillim e tyre personal, akademik dhe profesional.

“Përveç prezantimit me projektet kombëtare që po zbatojmë për të rinjtë, si Programi i Kodimit, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës dhe Garancia Rinore që do të implementojmë së shpejti, ne sot kemi pranë nesh edhe aktorë lokal që secili prej jush të informohet për mundësi reale edukimi, trajnimi dhe punësimi” tha Muzhaqi, e cila theksoi se ky aktivitet është pjesë e një liste të gjatë nismash që po ndërmerren në çdo qark me qëllim informimin e të rinjve për mundësitë që ekzistojnë.” tha Muzhaqi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja