VLORE- Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë grabitjen e radhës në këtë qytet. Dy vëllezër, Oni dhe Neli Hysaj dyshohet se po përgatiteshin për të realizuar grabitjen e Qendrës Tregtare "Riviera".
Sipas policisë prej disa ditësh, njëri prej vëllezërve vëzhgonte sistemet e sigurisë dhe kohën e mënyrat e lëvizjes së shumave monetare në Qendrën Tregtare Riviera.
Vëllezërit 36 dhe 39 vjeçarë, u arrestuan në banesën e tyre në lagjen "24 maji" ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës “Smith“ mod 36, dhe një e markës “Bereta“ e kalibrit 6.35 mm së bashku me 21 fishekë luftarakë. Sipas policisë, dyshimet e para kanë rënë mbi vëllanë më të vogël, me precedentë penalë në Itali, ndaj të cilit ishin siguruar informacione se po vëzhgonte prej disa ditësh sistemet e sigurisë dhe kohën e mënyrat e lëvizjes së vlerave monetare në Qendrën Tregtare "Riviera".
Nga hetimet intensive u identifikua i dyshuari, ndërkohë që pak më vonë në këtë veprim të mbetur në tentativë rezultoi të ishte përfshirë edhe vëllai më i madh, 39 vjeçari, Neli Hysaj.( ne foto armet e sekuestruara)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com