Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë ish Shkollës së Aviacionit.
Makina tip benz ka qenë e parkuar prej 3 apo 4 javësh në zonë pranë një pallati, ndërsa dyshohet se zjarri të ketë qenë i qëllimshëm. Në afërsi të makinës janë gjetur disa bidonë, ku policia po heton nëse ndonjëra prej tyre mund të ketë qenë me benzinë dhe të jetë përdorur për djegien e makinës. Disa bidonë kanë qenë me ujë dhe janë përdorur për shuarjen e flakëve para se të vinte zjarrfikësja.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa policia vijon hetime për zbardhjen e plotë. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i pronarit të mjetit ndërsa nga policia behet me dije se e kishte blerë mjetin para katër muajsh.