VLORË- Një furgon i parkuar në lagjen Pus Mezin është përfshirë nga flakët. Ngjarja dyshohet se është aksidentale pasi mjeti ka qenë pa njeri në momentin që është përfshirë nga flakët dhe nuk ka patur të lënduar.
Sipas pamjeve të cilat i sjell Shqiptarja.com, flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të automjetit, tek motori i tij dhe zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë për të fikur zjarrin dhe për të shmangur djegien totale të furgonit me targa VL 0526 D.
Komento