VLORË- Në kulmin e sezonit turistik, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse për shuarjen dhe mospërhapjen e flakëve. 

Kjo nuk është hera e parë që përfshihet nga zjarri. Muajin e kaluar, 26 qershor ky vendgrumbullim i mbetjeve u përfshi nga zjarrri dhe u dyshua se ishte vendosur në mënyrë të qëllimshme.