Vlorë/ Përkeqësimi i kushteve meteorologjike, stuhi dhe dallgë deri në dy metra! Ndalohet lundrimi i varkave e peshkarexhave për 4 ditë! Ja kur rinis, tragetet dhe anijet e mëdha do vijojnë

Vlorë/ Përkeqësimi i kushteve meteorologjike, stuhi dhe dallgë deri në dy metra! Ndalohet lundrimi i varkave e peshkarexhave për 4 ditë! Ja kur rinis, tragetet dhe anijet e mëdha do vijojnë

Foto ilustruese

Vlorë- Rikthehet përkeqësimi i kushteve meteorologjike në qarkun e Vlorës dhe veçanërisht në zonën bregdetare.

Kapiteneria dhe Autoriteti Portual Vlorë njoftojnë se për 4 ditët e ardhshme do të ketë mot të keq dhe me dallgë, duke pamundësuar lundrimin për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit, por nuk do pengohet puna e anijeve të transportit, përfshi edhe tragetet.

Përkeqësimi nis ditën e nesërme (20 Nëntor) dhe pritet të zgjasë deri në datën 23 Nëntor, (e shtunë). Rreth orës 18:00 të së shtunës parashikohet edhe rikthimi i lundrimit për mjetet e mësipërme.

Gjithashtu parashikohet erë e fortë dhe dallgë me lartësi deri në dy metra. drejtuesit e mjeteve lundruese këshillohen që të marrin edhe masat e duhura për sigurimin e tyre.

Njoftimi zyrtar për situatën: 

“Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 20-23.11.2024 !

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-23.11.2024, duke filluar nga ora 12:00 e datës 20, në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM dhe VERI-VERI-PERËNDIM, në forcën deri 6-7 bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 12:00 DATË 20.11.2024.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

 4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 23.11.2024”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën