VLORË- Dy të rinjë kishin dalë të peshkonin mbrëmjen e djeshme, por kjo gjë rezultoi fatale për to, pasi nuk u kthyen më.

Lorenc Dako 41 vjeç dhe Elson Kerri 37 vjeç rreth orën 19:00 kishin marrë varkën e tyre dhe dolën të peshkonin në grykderdhjen e Vjosës, por për shkak të rrymave,  varka e tyre është përmbysur.

Mësohet se kanë qenë peshkatarët e tjerë të cilët kanë lajmëruar policinë. Ata rezultonin të zhdukur që prej ditës së djeshme dhe trupat e dy të rinjve janë gjetur pas disa orësh kërkimesh nga polumbarët por edhe nga familjarët. 

Kërkimet nisën mbrëmjen e djeshme, por që u ndërprenë më pas për shkak të errësirës por edhe dallgëve të detit, për të vijuar sot. 

Policia njofton se trupi i pajetë i Elson Kërri u gjet ditën e sotme rreth orës 09:20 nga peshkatarët e zonës e ndërsa Florenc Doko u gjet i mbytur rreth orës 11:06, në kërkim e sipër nga Policia Vendore në bashkëpunim me atë Kufitare, Delta Force dhe Polumbarët e Pashalimanit.


[gallery]21957[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja. com)