Vlorë/ Përplasen dy mjete në Novoselë, 3 të lënduar, në pranga 29 vjeçari (EMRI)

Vlorë/ Përplasen dy mjete në Novoselë, 3 të lënduar, në pranga 29 vjeçari (EMRI)

Foto Ilustruese

VLORË- Arrestohet në flagrancë Eridjon Qarri, 29 vjeç, banues në Novoselë. Arrestimi i këtij personi u bë, pasi mbrëmjen e djeshme, 29-vjeçari duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Renault” me targë AA 497 LF, është përplasur me mjetin tip “Alfa” me targë AA 849 HF, me drejtues  O.N, 28 vjeç, banues në Novoselë. Ngjarja ndodhi në fshatin Novoselë. Si rezultat i përplasjes kanë mbetur të plagosur tre shtetaset e mëposhtme: 

A.N, 24 vjeçe
S.A, 44 vjeçe
V.H, 43 vjeçe

Të 3-ja të lënduarat ndodhen me banim në Novoselë. Të dëmtuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Eridjon Qarri, 29 vjeç, banues në Novoselë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.08.2018, rreth orës 23:30, në një rrugicë të fshatit Novoselë, Vlorë, ky shtetas duke udhëtuar me mjetin e tij Renault me targë AA 497 LF është përplasur me mjetin tip Alfa me targë AA 849 HF, me drejtues shtetasin O.N, 28 vjeç, banues në Novoselë, ku si rezultat i përplasjes kanë mbetur të dëmtuar tre shtetaset e mëposhtëme:

1- A.N, 24 vjeçe
2- S.A, 44 vjeçe
3- V.H, 43 vjeçe,

të tre shtetaset me banim në Novoselë. Të dëmtuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale Neni 290 dhe 291 të Kodit Penal. Policia ka bërë ndalimin e shtetasit S.K., 17 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e tij pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendim nr.197, datë 15.08.2018, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në Burg" për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake", neni 278/1 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)