Vlorë- Atentat me armë zjarri, ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë, një prej të plagosurve në gjëndje të rëndë.
Rreth orës 23:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë", në ambientet e një lokali dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.
Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, për ndihmë mjekësore.
Të plagosur, Florjan Hila 28 vjeç, Arsonel Llanaj 26 vjeç, Arta Lluka 22 vjeç.
Sipas mjekëve 26 vjecari Arsonel Llanaj ka marrë një plumb në arterien kryesore të këmbës dhe për kurim më të specializuar është dërguar në Tiranë.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë, përkatësisht Arta lluka ka marrë dy plumba në pjesën e legenit dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Florjan Hila një plumb në pjesën e shpatullës.
Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se atenatorët kanë qënë dy persona të armatosur dhe sapo kanë hyrë në lokal kanë qëlluar në drejtim të tavolinës së viktimës, i cili ka qënë i shoqëruar me 22 vjeçaren, Arta Lluka.
Ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodheshin rastësisht në lokalin që njëherë në javë luante muzikë tallava.
Dyshohet se atentati është bërë për hakmarrje dhe shënjestra kanë qënë Ergys Gjioveshaj që mbeti i vrarë dhe shoqëruesja e tij.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ka ngritur pika postoblloku në rrugët kryesore të qyetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
/Shqiptarja.com

FOTO