Shkëmbimi i zjarrit mes disa të rinjve në qytetin e Vlorës, ka shkaktuar 3 viktima, si edhe një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.20 në lagjen "24 maji" ("Çole"), në mjediset përpara një lokali, ku dy grupe të rinjsh kanë qëlluar mes njeri tjetrit me armë zjarri. Për momentin nuk ka të dhëna për motivet e kësaj ngjarjeje dhe për emrat e viktimave. Policia ka rrethuar vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, në afërsi të tregut të fruta perimeve në lagjen "24 maji".
Gjithashtu, mësohet se, një prej viktimave ndërroi jetë në spital, ku u transportua për të marrë ndihmën mjekësore, por duke mos u rezistuar plagëve të marra.
Në vijimësi priten të dhëna nga policia. /atsh/
/Shqiptarja.com