Vlorë, peshkaqeni i rrezikshëm
“Bishtdrapër” bie në rrjetë

Vlorë, peshkaqeni i rrezikshëm<br />“Bishtdrapër” bie në rrjetë
VLORË-Një specie e rrallë dhe e rrezikshme është kapur sot në ujërat e bregdetit të Vlorës.
 
Peshkaqeni “Bishtdrapër” që ka rënë në rrjetat e peshkatarëve është rreth 4 metër i gjatë dhe peshon 80 kilogramë.
 
Sipas peshkatarëve “Bishtdrapëri” u kap 3 milje larg Karaburunit dhe nuk mund të konsumohet.
 
Kjo specie është e rrallë për ujërat tona pasi gjendet në thellësi deri në 100 metra dhe në det të hapur larg gjirit.
 
Peshkatarët thonë se ky lloj peshkaqeni qarkullon më së shumti në ujërat e Himarës apo Sarandës për shkak te thellësisë së detit.
 
Ata e shpjegojnë praninë e specieve të tilla në ujërat tona me ndryshimin klimaterik.

[gallery]21727[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot