VLORË – Një amator i peshkimit me pushke deti dhe veshje zhytësi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në brigjet e gadishullit të Karaburunit në Vlorë.
Burime nga policia dhe spitali I Vlorës bëjnë me dije se 41-vjeçari Gentian Mishtaku kishte dalë për të peshkuar ne agim sapo zbardhi dita bashkë me dy peshkatarë të tjerë amatorë.
Mësohet se dy shokët e tij janë përpjekur ta nxjerrin nga uji, sapo panë që 41-vjeçari ishte në vështirësi dhe e nisën drejt spitalit rajonal të Vlorës
Burimet nga spitali konfirmaun se 41- vjeçari kishte mbrritur në spital pa jetë, i shoqëruar nga i vëllai i tij. Trupi u çua për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit rajonal të Vlorës ku paraprakisht mësohet se vdekja mund t’i ketë ardhur si pasojë e një infarkti, pasi në trup nuk kishte shenja se mund të ishte sulmuar nga diçka.
Vëllai i viktimës dhe shokët që e shoqëronin janë marrë në pyetje nga policia për të zbardhur të vërtetën, ndërsa pas ekspertizës mjeko-ligjore thuhet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
41- vjeçari ishte pasionant në peshkim dhe në zhytjet nënujore dhe e praktikonte shpesh këtë sport. Dashamirësit e këtij sporti zakonisht gjuajnë me pushkë deti në thellësi, kallamarë, oktapodë etj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com