Vlorë-Një 44 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi plagosi me thikë një 19 vjeçar.

Sipas policisë konflikti ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit në fshatin Kotë.

Si pasojë e plagëve të marra po trajtohet te spitali i Traumës në Tiranë.

"Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.