Plagosi me thikë 41 vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori! Ishte fshehur te shtëpia e vëllait

Vlorë-Është arrestuar 41 vjeçari i cili plagosi me thikë Xhafer Kamberi mbrëmjen e djeshme në Vlorë.

Pas disa orësh kërkime nga Polica, Abaz Rohani u gjet në banesën e vëllait të tij (të pabanuar), në lagjen ‘Partizani’, informoi sot policia.

"A. R. alias Gj. M., 51 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se më datë 01.12.2024, rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi plagosi me thikë 51 vjeçarin mbrëmjen e 1 dhjetorit, 41 vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vijojnë kontrollet për gjetjen e mjetit prerës (thikë) me të cilin është kryer plagosja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 02/12/2024 10:35

    Burra legena mbajne thike me vete e dalin ne xhiro, duhen shume vite qe keta kafshe te kethehen ne njerez normal.

    Përgjigju
  • Turi: 02/12/2024 09:50

    Kush esh ky i kapuri Gjoleka???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Pr/buxheti 2025/ Mblidhet grupi PS, amendamentet e dorëzuara nga PD do të shqyrtohen dhe analizohen të gjitha

Pr/buxheti 2025/ Mblidhet grupi PS, amendamentet e dorëzuara nga PD do të shqyrtohen dhe analizohen të gjitha