Vlorë/ Plazhi i Porto Novës në Zvërnec pa tabela orientuese, rrezik për pushuesit/VIDEO

Një nga plazhet më të bukura të qytetit të Vlorës, plazhi i Porto Novës që ndodhet në perëndim të qytetit vijon të jetë ende i virgjër. Bukurinë këtij plazhi ja prish rrezikshmëria që ai përcjell tek pushuesit ,pasi çdo vit në këtë zonë ka pasur njerëz të mbytur. Vitin e kaluar po tek ky plazh janë mbytur katër persona, tre persona janë mbytur në një ditë, si dhe një vajzë e vogël 11-vjeçe pas pak ditësh.

Bashkia e Vlorës për këtë vit mori masa sensibilizuese, duke bërë me dije pushuesit , se të notosh në këtë plazh është e rrezikshme për shkak të rrymave të brendshme të ujit. Por tabela që u vendos ka qëndruar pak ditë, pasi nuk dihet ku ka përfunduar nga personat që mbledhin skrap. Edhe pse në fillim të muajit Korrik nuk këtë plazh nuk shikon asnjë pushues, ndoshta për shkak të rrugës së amortizuar , apo dhe nga frika që paraqet kjo zonë.

Të vetmit pushues që gjetëm sot ishin një çift, të cilët e kishin për të parë herë që vinin në këtë plazh. Përkatësisht nga  Austria dhe Anglia,  ata u shprehen, se ky është plazhi më i bukur që ne kemi parë në të gjithë bregdetin shqiptar, pasi është i virgjër dhe jo i urbanizuar. Ndërkohë të pyetur se nëse deti këtu është i rrezikshëm, ata nuk kishin dijeni, por gjithsesi ata ngritën kampingun e tyre në këtë plazh dhe do të qëndrojnë tre ditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë