Vlorë/ Po kalonte te vizat e bardha, furgoni aksidenton këmbësoren! Gruaja 60-vjeçare dërgohet në spital, nën hetim shoferi (VIDEO)

Vlorë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (4 Tetor) në qytetin e Vlorës, në rrugën “Transballkanike”, te rrethrrotullimi i "Omones".

Rreth orës 09:00, policia vendore u njoftua se një grua 60-vjeçare ishte përplasur nga një mjet furgon tip "Benz".

Policia Rrugore dhe ekspertët shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa mësuan se këmbësorja, emri i të cilës nuk u bë i ditur, në momentin e përplasjes ka qenë duke kaluar te vizat e bardha.

Duket se shoferi i mjetit furgon, 60-vjeçari me inicialet S.K., nuk ka qenë dhe aq i vëmendshëm, teksa e ka goditur këmbësoren me inicialet Sh.T., po 60 vjeçe.

Gruaja mësohet se ka marrë dëmtime në trup dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të qytetit. Policia tha se ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

"Në rrugën “Gjergj Kastrioti”, afër rrethrrotullimit të Omones, shtetasi S. K., 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Sh. T., 60 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua", njofton policia vendore.

Policia ka nisur veprimet procedurale dhe hetimet aktive, teksa ka shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit furgon ngjyrë vishnjë, i cili për shumë minuta ka qëndruar brenda makinës, derisa janë kryer veprimet paraprake.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?