Vlorë: Polica kufitare sekuestron 161 kg kanabis

Vlorë, 11 tetor/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia kufitare e Vlorës bllokoi dhe sekuestroi mesditën e të shtunës 161 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që arrestoi drejtuesin e një kamioni që do ta trafikonte atë drejt Italisë.
Burime zyrtare të policisë kufitare bënë të ditur për ATSH-në se, lënda narkotike u bllokua në mjediset e portit, në një kamion që do të imbarkohej në një nga tragetet e linjës me Brindisin.
Mësohet se, objekt i kontrrollit rutinë që realizohet nga punonjësit e policisë kufitare të portit të Vlorës, ishte edhe një kamion tip ,,Reno" me targa  AA 524 AJ. Pasi është bërë kontrrolli në pjesën e rimorkios e cila ishte bosh, policia ka vazhduar edhe në pjesën e kabinës së shoferit duke përdorur edhe qentë antidrogë. Aty është konstatuar se pas sediljeve të drejtuesit të automjetit ishte bërë në pjesë shtesë, çka ka shtuar dyshimet tek punonjësit e policisë kufitare.
Gjithçka ka dalë në dritë pasi u hap një pjesë metalike e salduar, në brëndësi të të të cilës u gjetën disa dhjetra pako të mbështjella me plastmas të tejdukshëm.
Menjëherë është shoqëruar drejtuesi i kamionit, 47 vjecari Ethem Danaj nga Vlora, i cili ka deklaruar se kamionin trajler e kishte marrë me qera për të importuar tulla nga Italia.
Sipas policisë, dyshohet që i arrestuari të jetë pjesë e një rrjeti trafiku./a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet