SELENICË– Një parcelë me 334 bimë kanabis janë gjetur të kultivuara në fshatin Hadëraj, ditën e sotme.
Blutë kanë identifikuar si autor të parcelës me kanabis një 30-vjeçar të identifikuar me inicialet A.C. dhe po vijon puna për kapjen e tij.
“Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike.
shtetasi A. C., 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”,-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.