VLORE-Policia e Vlorës ka sekuestruar 97 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.
 
Lënda narkotike është konstatuar brenda në det nga blutë e Vlorës, Delta Force dhe Policia Kufitare, pranë vendit të quajtur "Gjiri i varkave", Karaburun.
 
Kanabisi u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimorë narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
 
Policia njofton se bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, dhe po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
 
Lidhur me këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

[gallery]22018[/gallery]


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com