Policia e Vlorës arriti të parandalojë të mërkurën një vrasje me pagesë, ndërkohë që arrestoi tre persona të dyshuar si protagonistë të kësaj ngjarjeje, dy prej të cilëve ekzekutorët dhe i treti, porositësi.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur për ATSH-në se, u arrestuan në kushtet e flagrancës Luka (Rustem) Sherifaj, 42 vjeç dhe Ledjon Muho, 24 vjeç, nga Vlora, të cilët po përgatiteshin të kryenin një vrasje në afërsi të fshatit Lepenicë, 30 km në juglindje të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, prangosja e tyre u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndërkohë që ata po finalizonin veprimet për vrasjen e 53 vjeçarit, Lahe Jazaj, banues në fshatin Lepenicë. Policia arrestoi edhe 55 vjeçarin Mesin Alliaj, banues në fshatin Gjorm, i cili dyshohet të jetë porositësi i vrasjes së mbetur në tentativë.
Mësohet se, Alliaj e organizoi këtë ngjarje në shenjë hakmarrjeje ndaj Jazajt, i cili i kishte vrarë të vëllanë në vitin 2003. Për këtë vrasje, të kryer për motive të dobta, Jazaj u dënua me 10 vjet burg. Por, ky dënim, sipas vëllait të viktimës, nuk ishte i mjaftueshëm, prandaj dhe ai organizoi skemën e vrasjes së Jazajt, duke u premtuar autorëve një vlerë monetare prej 15 milionë lekësh, por nuk arriti ta finalizonte atë.
Gjatë operacionit për kapjen e protagonistëve të kësaj ngjarjeje, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti "Land Rover" me targa AA334DV, brenda të cilit u gjetën një armë zjarri automatik model 56 (kallashnikov), doreza dhe maska për të mbuluar fytyrën, tuta kamuflazh etj.
Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 42 vjeçari Sherifaj, i dyshuar si autori i vrasjes së mbetur në tentativë, prej disa kohësh vëzhgonte objektin e veprimeve të tij dhe kishte planifikuar që, pasi të qëllonte ndaj tij të largohej përmes një zone malore, sipas një skice të përgatitur nga porositëse.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale "Vrasja për gjakmarrje në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje". /atsh/
/Shqiptarja.com