Vlorë, prezantohen kandidatët
Gjiknuri: Do të ndryshojmë Vlorën

Vlorë, prezantohen kandidatët<br />Gjiknuri: Do të ndryshojmë Vlorën
Janë prezantuar përpara elektoratit të Vlorës kandidatët për deputet në rrethin e Vlorës dhe të Selenicës.
 
Takimi ka nisur rreth orës 19 :00 në ambientet e Pallatit të Kulturës Labëria. Prezantimi ka zgjatur 30 min, me dyer të mbyllura pa prezencën e kamerave.
 
Në përfundim të takimit koordinatori për qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri është shprehur për mediat se kemi një listë mjaft përfaqësuese dhe të lidhur me Vlorën dhe këta kandidatë janë ata që do ndryshojnë Vlorën.
 
Sipas Gjiknurit me këta kandidate do ta bëjmë Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri së bashku me kryeministrin Rama që është pjesë e këtij ekipi. Sipas Gjiknurit presim që opozita të pranojë kompromisin e ofruar, një kompromis që asnjë e opozitë e botës nuk e ka patur, jo më në Shqipëri kur ka qenë qeverisa e Sali Berishës.
 
Për ne është e pa negociueshme, qeveria ka përcaktuar kur do të zvilohen zgjedhjet, por mund të ketë pak tolerancë për pak ditë, por ajo çka është më e rëndësishme është që shqiptaret të shkojnë në zgjedhje, dhe opozita të marri ato gjëra aq sa i takojnë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk