Një denoncim është bërë në Policine e Vlorës nga pronari i një exchange-i në qytetin e Vlorës, i cili pretendon se një punonjëse e punësuar prej vetëm një dite ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh dhe më pas është larguar nga vendi i punës.

Sipas denoncimit të pronarit, pas marrjes së shumës së parave, punonjësja është zhdukur dhe nuk ka dhënë shpjegime për situatën.

Mësohet se emri i punonjëses është Kumrie Zika, e cila më herët ka qenë e arrestuar për vjedhje në një exchange në Tiranë dhe vetëm 2 javë më parë u la e lirë nën masën ‘detyrim paraqitje’.

Për rastin, pronari ka bërë kallëzim në Policinë e Vlorës, ndërsa pritet që rrethanat e ngjarjes të verifikohen nga autoritetet.

Pronari i exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë