Vlorë/ 'Maskat' spërkatin me benzinë tre makina dhe u vendosin zjarrin, pronari: Nuk kam konflikte

VLORË - Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia nuk e konfirmon zjarrvënien si të qëllishme por Report Tv raporton se se tre automjetet tip "Smart", "Audi" dhe "Landover" janë spërkatur me benzinë nga tre persona me kapuc.

Dy makina rezultojnë në pronësi të Ervis Hysenbelliu, ndërsa një tjetër në pronësi të hallës së tij. Ervis Hysenbelliu mësohet se ka deklaruar për policinë se nuk ka probleme me askënd e kësisoj, nuk ka përmendur emra që dyshon se mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.

 

Djegia i ka nxjerrë makinat jashtë përdorimit, për shkak se flakët janë përhapur në pjesën e përparme të automjeteve. 

Në qytetin e Vlorës janë bërë të shpeshta djegia e makinave ose vendosjet e tritolit. Shumica e këtyre ngjarjeve ngelen të pazbardhura nga Policia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim: 26/01/2019 09:34

    Jane djegur me qindra automjete ne qytet policia e vlores ri e ha fara ka ca eksperte komplet te pa afte jo qe nuk din ta bejne punen por akuzojne pronaret e mjeteve per zjarrvenie ne vend te kapin piromanet e vertete.Te zhduken te pa aftet se ata jane pal me krimin kjo pune duhet zbardhur ne vlore dhe vajti mbi 10 vjet e mos tu bihen ne qaf pronareve duke i cuar dhe ne gjykate nderkohe zjarrevenesit e vertet rine e bejne sehir e policia ha fara luledjelli

    Përgjigju
  • Vlonjati: 26/01/2019 09:27

    Po jo o cfar thoni zjarrvënie e qëllimshme, ato Jan djegur nga difekt elektrik, të treja të njëjtin defekt, në të njëjtin parkim...

    Përgjigju
    • Roko: 26/01/2019 13:10

      Policia eshte mbushur me fshatare E kane mendjen te kapin ndonje pe rrrip Dhe 1000€ gjobe 5vjet burg te kerkojne keta per rrrip

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!