Një person ka qëlluar me armë zjarri një banor në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Vlorës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë:
Rreth orës 21:14, në lagjen "24 Maji", pranë një lokali dyshohet se një person ende i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, duke e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbrritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupe të posaçme të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe po kontrollojnë me pika kontrolli në akset rrugore kryesore automjetet dhe personat e dyshuar .
Nga dëshmitë e marra në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Shqiptarja.comKomente

