Vlorë, qëlloi me kallashnikov në ajër, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ditën e djeshme dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në Karaburun, në afërsi të stanit të tij duke rrezikuar jetën e banorëve.

'Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Delta Force, operacioni policor i koduar "Strike 9", për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. 

Vihet në pranga një 42-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës.', thuhet në njoftimin e policisë. 

A.J., banues në Dukat qëlloi në ajër me kallashnikov në Karaburun në vendin e quajtur ‘Gallolec’. Policia pas njoftimit organizoi operacionin ‘Strike 9’ në kuadër të të cilit u arrestua 42-vjeçari në flagrancë. Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e zjarrit kallashnikov, e cila u gjet në stanin e të arrestuarit.

'Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.', thuhet më tej në njoftimin e policisë.

 

G.K/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja