Një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës teksa  po vraponte mëngjesin e sotëm në zonën e Lungo Mares.

Turistja është kafshuar në këmbë. Pamjet që mbërrijnë në redaksinë e Shqiptarja.com dhe Report Tv duket momenti kur turisten e re e cila kishte dalë për vrap është rrethuar nga 4 qen rruge, që lehin, ndërsa ajo e frikësuar përpiqet të largohet sërish me vrap. Një banor i sugjeron në shqip që të mos vrapojë.

Turistja është kafshuar në këmbë dhe banorët e zonës I kanë dhënë ndihmën e parë duke e dezinfektuar plagën me raki. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.

Qentë e rrugës janë kthyer në një problem për qytetin bregdetar. Qentë e rrugës janë shtuar sikurse dhe sulmet në rrugët e qytetit të Vlorës që tashmë ka çelur sezonin veror.