Qindra qytetarë vlonjatë, besimtarë të krishterë ortodoksë dhe besimeve të tjera, morën pjesë te premten në mbrëmje në ceremoninë e përcjelljes së Epitafit, pjesë e kremtimeve të Pashkëve në qytetin e Vlorës.
Kjo ceremoni nisi në kishën e Shën Theodhorit dhe vijoi më pas përgjatë një itinerari në rrugët kryesore të qytetit. Gjatë më shumë se dy orëve pjesëmarrësit në këtë ceremoni lëvizën me qirinj të ndezur, duke u kthyer më pas në mjediset e Kishës së Shën Theodhorit.
Përcjellja e Epitafit në Ditën e të Premtes së Madhe, simbolizon heqjen e Krishtit nga Kryqi dhe përcjelljen e tij drejt pavdekësisë, që përkon me natën e Pashkëve. /atsh/
/Shqiptarja.com