Vlorë, qindra turistë e banorë përfunduan në urgjence me diarre e të vjella në kulmin e sezonit turistik! Mjekët: Një nga shkaqet mungesa e higjienës

Gjatë muajit gusht, spitali i Vlorës është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh, kryesisht turistë që u paraqiten me gastroenterit, që është një gjendje e cila shkakton diarre e të vjella. Rreth 200 pacientë në ditë u paraqiten në urgjencën e spitalit dhe shumë të tjerë morën shërbime në ambulancat verore.   

 “Në gusht kishim 180 deri 200 vizita ditore, nga këto 120 me gastroenterite. 10 deri në 12 prej tyre u shtruan në spital, pjesa tjetër morën mjekim dhe u larguan në banesa. Shumë prej tyre ishin të huaj, italianë, polakë por dhe shqiptarë të Kosovës. Shtrimet më të shumta i kishim nga data 10 deri 31 gusht, ndërsa në ditet e para të shtatorit ka rënie të fluksit”, tha mjekja e urgjencës, Lorela Arapaj.

Infeksionet e zorrëve dhe stomakut janë tipike për stinën e verës, por gjatë këtij sezoni numri i vizitave dhe shtrimeve është më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

“Këtë vit kemi rritje pak më të lartë se vitin e kaluar, pra ka më shumë vizita me shqetësime te diarresë. Ka pasur fluks të njerëzve dhe rrjedhimisht ka sjellë dhe rritjen e sëmundshmërisë.  Infeksionet gastrointesionale përhapen nga temperaturat e larta dhe me atë kontakteve”, tha Agron Bashllari, shef i Epidemiologjisë në Vlorë.

Si epidemiologu Agron Bashllari ashtu dhe mjekja Lorela Arapaj thanë për ‘Report TV’ se përgjegjëse për infeksionet janë bakteret dhe parazitët, të cilat futen në organizëm përmes rrugës orale. Ato vijnë si pasojë e kushteve të këqija higjieno-sanitare apo kontaminimit të ushqimeve.

“Infeksionet gastrointesionale vijnë prej kushteve higjeno-sanitare, nis që nga higjiena personale dhe higjiena e ambienteve. Kjo situatë kërkon vemendje më të shtuar të higjienës”, tha Bashllari.

“Moshat më të prekura me gastrointerite janë nga 14 deri në 40 vjeç. Ne keshillojmë evitimin e gatimeve në restorante, si të mishit e peshkut, etc. Mos ekspozimin në diell, ruajtjen e higjienës”, shton Arapaj.

Në ditët e para të shtatorit, kur pushuesit janë më të paktë, vihet re, rënia e fluksit në spitalin e Vlorës, por shqetësimi mbetet i lartë për mungesën e higjienës në bare e restorante dhe plazhe, që shkaktoi sëmundshmëri të lartë në kulmin e sezonit turistik.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 04/09/2024 13:23

    Futi dhe nje publicitet me djegjen e plehrave,,ku jemi ne 1024 apo 2024 turp.

    Përgjigju
  • Doktori urgjences.: 03/09/2024 20:16

    Shkaku kryesor eshte ujesjellsi Vlores dhe boljerat ne cdo shtepi o doktora leshi ,apo harrova qe sjua mban bytha nga partia qe ta thoni.

    Përgjigju
    • leon: 04/09/2024 13:13

      ne qeparo e njejta gje gjysma plazhit me diarre dhe eea fekale kudo ne det

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë